Ndërtimi i argjinaturës së lumit Mat, investim i suksesshëm, me vlerë 1 milion dollar
Kryeministri Berisha i përgjigjet interesit të medias gjatë inspektimit të ndërtimit të argjinaturës Kryeministri Sali Berisha e përgëzoi firmën për punën e bërë për ndërtimin e argjinaturave, të cilat janë jashtëzakonisht efikase. Argjinatura e lumit Mat, është një investim i qeverisë shqiptare, me vlerë 1 milionë dollarë dhe gjatësi nga 1.1 kilometër në të dy anët e lumit.“Argjinaturat e ndërtuara janë jashtëzakonisht efikase dhe për këtë keni përgëzime. Natyrisht, emergjenca duhet rritur për të qenë gati në çdo moment, sepse priten mote dhe këto janë punët e perëndisë, ndërsa punët tona janë këto këtu. E ka thënë dhe e thotë: “ndihmo veten, të të ndihmoj”. Ndaj, ne duhet të bëjmë çdo gjë”, u shpreh kryeministri Berisha.Kryeministri u shpreh se kjo këtu është zonë e siguruar, por prapë në Fushë Kuqe dhe Tale duhet përqendrim. “E vërteta është se problemet e ndryshimit të klimës sjellin gjëra shumë të paparashikuara dhe dallga e fuqishme nuk ka goditur vetëm Tale, por ka goditur në të gjithë bregdetin, kështu që duhet të jeni gjithnjë të mobilizuar”, u shpreh kryeministri.Kryeministri Berisha e vlerësoi si shumë të mirë menaxhimin e deri tanishëm të situatës, por theksoi se ky mund të jetë vetëm fillimi i një moti që mund të vazhdojë gjatë dhe nuk ka parashikim. “Deri tani është bërë një menaxhim shumë i mirë, por ky mund të jetë vetëm fillimi i një moti që mund të vazhdojë gjatë dhe nuk ka parashikim. Në qoftë se ka ndonjë gjë për të cilat mund të thuhet se çmenden, ato janë lumenj e maleve. Në momente të caktuara prurjet e tyre qindrafishohen. Nga përrenj të parëndësishëm, ata shndërrohen në lumenj të frikshëm me prurjet e tyre. Megjithatë kjo pjesë është e siguruar shumë mirë”, u shpreh Kryeministri Berisha.Zoti Kryeministër, a mendoni se ka zona të rrezikuara?Eventualisht, problemet më kryesore janë në zonën e nën Shkodrës. Atje është ekosistemi ujor më mahnitës. Pavarësisht nga moti, në kufirin që është Liqeni i Shkodrës është lumi i Bunës, është lumi Drin, është deti dhe ndërveprimi i tyre mund të bëhet problematik. Për shembull, dallga që goditi Talen, e cila mori përpara bunkerët dhe pritat e çimentos sikur të mos ishin asgjë, ka goditur edhe në Velipojë, ka fryrë edhe Bunën atë ditë. Së dyti, është kaskada e lumit Drini. Së treti, janë lumenjtë Drin dhe Gjadër. Pra, është një zonë tmerrësisht e bollshme në ujëra. Për shembull, lumi Gjadër është krejt i parëndësishëm, por sot është mjaft i fuqishëm dhe krahas derdhjeve që bëhen nga Komani dhe Vau i Dejës, tani janë dhe derdhjet e Gjadrit dhe të Kirit. Me një fjalë nuk mund të themi se jemi jashtë rrezikut, por ajo që mund të themi është se ky rrezik po menaxhohet me një eficencë të madhe. Ka një problem me banorët, të cilët nuk pranojnë të largohen nga shtëpitë, por unë do të shkoj përsëri atje. Unë e kuptoj se dhembja për shtëpinë është e jashtëzakonshme, por asgjë nuk mund të krahasohet me jetën. Fëmijët, të moshuarit dhe gratë duhet t’i largojnë. Burrat nuk mund t’i barazojnë ata me veten e tyre. Le t’i marrin e t’i sistemojnë diku dhe në çdo familje le të rrijë nga një burrë. Ne do të çojmë ushqime. Ne e kemi të gjithë sistemin e nevojshëm të varkave për t’i furnizuar.Sipas informacioneve tuaja, Fierza dhe Komani gjatë muajit dhjetor janë menaxhuar mirë?Sipas informacioneve të mia, gjatë dhjetorit, Komani është mbajtur në nivele fare të ulëta. Ky është informacioni që kam. Ka një praktikë se si duhet t’a menaxhosh, por Komani dhe Vau i Dejës kanë qenë në nivele të ulëta, ndërsa uji është depozituar në Fierzë. Sigurisht, uji depozitohet, sepse mund të ketë ftohjet të thella. Nuk mund të përsëriten më situatat e mungesës së energjisë. Këtë ta harrojë kushdo, sepse do të bëhet çdo gjë që vendi të ketë energji. Shifrat janë, kush do të shkojë t’i marrë. Mesa di ato publikohen çdo ditë dhe le të shkojnë t’i marrin e të shohin nivelet. Nivelet kanë qenë fare të ulëta. Madje, do të thosha se për mua kanë qenë më të ulëta seç duhet. Por, kjo është detyre e specialistëve dhe jo e imja....