E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizohet tregu i hapjes së kazinove

08/12/2009  Komisioni i Ekonomisë

Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi dje projektligjin që i hap rrugën liberalizimit të licencave për këtë lloj biznesi. Tanimë kushdo është i interesuar mund të hapë një kazino në një prej qyteteve të tjera, përveç Tiranës, Durrësit, Vlorës dhe Lezhës, pasi me draftin e ri ky kufizim hiqet. Në këtë projektligj theksohet se një subjekt nuk mund të marrë më shumë se një licencë, por kësaj radhe jo nga Ministria e Ekonomisë, por te ajo e Financave. Një prej ndryshimeve të tjera është edhe ndalimi i personave nën 18 vjeç për të marrë pjesë në këto lojëra fati, si dhe atyre personave që shkaktojnë probleme në familje. Sipas projektligjit, jo më pak se 50 për qind e xhiros duhet t’u jepet si fitim lojtarëve, ndërkohë që një pjesë e gjobave për të gjitha kategoritë janë ulur. Taksa mbi bastet sportive ulet nga 10 në 5 për qind të qarkullimit të parave, si dhe 30 për qind ulje për tarifën fikse për çdo pikë basti. Drafti pritet të kalojë së shpejti për miratim në Parlament. Gjithashtu ai parashikon një shtim të kompetencave për agjencinë e kontrollit të lojërave të fatit, për të mbikëqyrur këtë biznes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›