Mercenarët paguheshin nga 5,000 dollarë
Përmes një bisede telefonike, Abdelaziz Madini i tha gazetës serbe se në Misrat ajanë kapur dhe pastaj janë likuiduar me procedurë të shpejtë 85 mercenarë të huaj, në mesin e tyre dhe 12 serbë. Ata, sipas tij, nga Gaddafi paguheshin nga 5,000 dollarë, e përpjetë.
“S’ishte kurrfarë problemi që nga e gjithë bota të arrihej deri në Tunizi.
Andaj, të gjithë mercenarët kryesisht vinin përmes këtij vendi. Me sa di unë, grupi i fundit që erdhi përmes Tunizisë, në muajin gusht, përbëhej nga 150 veta. Megjithëse kishte edhe të atillë që vinin përmes detit. Me sa kemi vërejtur, mercenarët e tillë më së shumti vijnë nga Serbia dhe Kroacia, megjithëse ka edhe nga Ukraina, Kolumbia... Dhe sapo të vinin, paratë iu paguheshin në dorë”, sqaroi Madini.
“Shumë serbë ishin snajperistë, disa ishin pjesë e njësiteve speciale të Gaddafit, e në fillim të luftës kishte edhe pilotë serbë që e bombarduan Benghazin. Një numër i madh i tyre janë vrarë gjatë betejave, ose janë likuiduar me procedurë të shpejtë menjëherë pas gjykimit”, pohoi ai për gazetën ‘Press’.