Pakistani nën presion që të luftojë Talibanin
I dërguari special amerikan, Riçard Hollbruk deklaroi se Uashingtoni duhet të ushtrojë më shumë presion ndaj Pakistanit për të luftuar Talibanin më fuqishëm. Hollbruk i tha Kongresit amerikan se mbijetimi i Pakistanit si një vend demokratik është me rëndësi themelore për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Ai gjithashtu tha se pa mbështetjen e Pakistanit nuk mund të ketë sukses në Afganistan. Presidenti Obama, ndërkohë do të takojë sot në Uashington, homologët e tij nga Pakistani dhe Afganistani.
Ai pritet të ushtrojë presion mbi homologun e tij afgan, Hamit Karzai që të ndërmarrë masa më të rrepta për të luftuar korrupsionin në vendin e vet. Autoritet amerikane janë të bindura se qeveria afgane mund të jetë shumë më efektive në këtë luftë.