E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike godet edhe Pikason

Një ekspozitë e shfaqur në Nju Jork të SHBA, nuk arriti të shiste dot një pikturë që i përkiste Pablo Pikasos. Ekspozita me titull: “Ekspozita e veprave impresioniste dhe moderne”, e organizuar në Galerinë Sotheby's, nuk pati interesimin e pritur nga organizatorët. Nga 36 vepra arti impresioniste dhe moderne që u shfaqën në galeri, 29 vepra u shitën me vlerën 61.3 milion dollarë.

Surpriza më e madh e ekspozitës ishte mosshitja e dy veprave më të çmuara: njëra ishte piktura e famshme e Pikasos që pikturoi të bijën Maja në moshën 2.5 vjeçare dhe statuja e maces prej bronzi e vitit 1951 e skulptorit të njohur zviceran Alberto Xhakometi. Të dyja veprat priteshin të shiteshin ndërmjet vlerës 16 dhe 24 milion dollarë.

Piktura "Flood in Pontoise" e Kamil Pisarro u shit për 3 milion, "The Female Goat Keeper" për 2.5 milion dollarë, "Sailboat on the River Seine, Argenteuil" e Klod Monesë u shit për 3.5 milion dollarë.

Interesant ishte fakti se vepra "Composition in Black and White, with Double Line" e piktorit holandez Piet Mondrian, një prej pionierëve të abstraksionizmit, u shit 9.3 milion dollarë, nga 5 milion që pritej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›