E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova nuk ka strategji për sigurinë

Prishtinë -Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mendon se Kosova është i vetmi vend, i cili nuk ka një plan sigurie. Kjo qendër e sheh më se të domosdoshme që të bëhet një vlerësim i kërcënimeve dhe rreziqeve si dhe rekomandimet për masat që duhet ndërmarrë. Përveç konstituimit, ky Këshill është dashur që brenda këtyre tre muajve të ketë bërë një vlerësim të tillë. Kjo aq më parë që sipas Ligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës shprehimisht parashihet që mbledhjet e KSK së të mbahen jo më pak se një herë në tre muaj. Sipas një komunikate, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë konstaton se pasiviteti i këtij mekanizmi nuk kontribuon në zhvillimet në çështjet e sigurisë në vend.

Kërcënimet e vazhdueshme ndaj Kosovës, sidomos mos kontrollimi i pjesës veriore të saj nga Republika e Kosovës, ngjarjet e fundit në Policinë e Kosovës etj. si dhe nevoja për formësimin dhe funksionalizimin e përshpejtuar të të gjitha institucioneve të sigurisë, shtrojnë domosdoshmërinë që ky mekanizëm të kryej funksionin e vet që ka konform Kushtetutës së Kosovës.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë vlerëson se që më herët është dashur të fillohet hartimi i strategjisë së sigurisë nacionale. Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon pa strategji të sigurisë, thuhet në komunikatën e nënshkruar. drejtor i QKSS, Ramadan Qehaja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›