EULEX: Do të ndalet dhuna në Mitrovicë
Prishtinë -EULEX-i ka bërë të ditur se do të sigurojë zhvillimin e punimeve në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës. Nëse serbët provokojnë sërish, forcat e EULEX kanë paralajmëruar se do të përdorin gazin lotsjellës. Zëdhënësi i EULEX, Kristofer Lamfalusi, theksoi se shtëpitë e shqiptarëve do të ndërtohen, ndërsa ka ftuar serbët dhe shqiptarët të përmbahen dhe problemet t’i zgjidhin me dialog.