E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiago Silva: Milani, familja ime e dytë

Mbrojtësi

Tiago Silva hedh poshtë zërat për largimin nga Milani dhe transferimin e mundshëm te Reali i Maridit. Mbrojtësi brazilian ka deklaruar: “Ndihem mirë këtu. Te Milani jam paraqitur shumë mirë gjatë sezonit të kaluar dhe mund të them se nuk di asgjë për spekulimet rreth largimit tim. Mund të them me siguri se jam i përqendruar vetëm te Milani dhe dëshiroj të qëndroj te ky klub të paktën deri në vitin 2014, për të respektuar deri në fund kontratën. Te Milani ndihem si në shtëpinë time, kjo skuadër është familja ime e dytë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›