Ferguson xhindoset pas dehjes së Runit
Man. UTD
Sër Aleks Ferguson ka kaluar një fundjavë të vështirë. Përveç aksidentit të Anderson, trajneri i Mançester Junajtid u detyrua të shikonte nëpër gazeta fotot e Uejn Runit në gjendje të dehur, ku urinonte nëpër rrugë dhe pinte cigare me miqtë e tij. Fergi nuk e ka kaluar lehtë sjelljen e yllit të “Djajve të Kuq” dhe i ka “tërhequr veshin”. I zhgënjyer dhe i tërbuar për veprimet e Runit, tekniku skocez ka përcaktuar edhe “ndëshkimin” për sulmuesin: aktivizim në ndeshjen e së dielës, të vlefshme për “Community Shield” (Superkupa e Anglisë), kundër çelsit.
#