E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet kërkesa ekonomike, Maikon drejt Realit

Mbrojtësi

Dagllas Maikon është fare pranë transferimit te Reali i Madridit. Negociatat janë zhbllokuar nga ulja e pretendimeve financiare që Interi kishte për kartonin e brazilianit, por edhe të vetë lojtarit për rrogën që do të përfitonte në “Santiago Bernabeu”. E përditshmja “As” ka publikuar detajet e takimit të menaxherit të mbrojtësit, Antonio Kaliendo me drejtuesit e klubit iberik. Pretendimet e Maikon kanë zbritur nga 7 në 5,5 milionë euro në sezon, ndërkohë që edhe Interi duket se do të pranojë negociata për vlerën e transferimit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›