Nigeri, shpërthim me bombë në zyrat e OKB-së

Një shpërthim ka goditur zyrat e Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin nigerian, Abuja. Zëdhënësja e OKB-së në Gjenevë tha se, sipas informacioneve paraprake, shpërthimi është shkaktuar nga bomba. Disa persona kanë humbur jetën nga shpërthimi që ka ndodhur pranë kompleksit të Kombeve të Bashkuara në Abuja të Nigerisë.
Dëshmitarët thanë se kamioni i mbushur me eksploziv ka shpërthyer në hyrje të kompleksit.Disa pjesë të ndërtesës, ku ndodhej pjesa më e madhe e zyrave të OKB-së, janë shkatërruar. Shumë viktima apo të lënduar besohet të ndodhen nën rrënoja. Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.