Holanda veto ndaj Rumanisë e Bullgarisë për në Shengen

Javën e ardhshme Komisioni Evropian pritet të marrë në shqyrtim këtë çështje dhe Holanda ka bërë me dije se do të përdorë veton nëse vëren gjasa se mund të pranohen Bullgaria dhe Rumania, u shpreh Leers.
Gerd Leers tha se ai e ndjente veten shumë të shqetësuar ngaqë asnjëri prej këtyre dy vendeve nuk ka bërë aq sa duhet për të luftuar korrupsionin, një fakt ky i dëshmuar edhe nga raporti i lëshuar nga KE-ja në verën e këtij viti. Nga ana tjetër, edhe Finlanda ka bërë me dije se mbështet qëndrimin holandez, raporton ANP-ja. /Z.Gj/Start/
2011-09-16 10:43