Libi, diplomatët kinezë takojnë kryengritësit
Kina ka njoftuar se diplomatët e saj e kanë vizituar bazën e kryengritësve në Libi, Bengazin, për të biseduar me Këshillin Tranzicional Kombëtar, që po lufton për ta përmbysur regjimin e Muamer Gadafit.
Ministria e jashtme kineze ka deklaruar se diplomatët nga ambasada kineze në Egjipti vizituan qytetin Bengazi, për të kuptuar situatën lokale humanitare dhe gjendjen e firmave kineze.
Sipas ministrisë se diplomatët janë takuar me Këshillin Tranzitor Kombëtar, por nuk kanë dhënë detaje të tjera për bisedimet.