SHBA, Merkel nderohet me Medaljen Presidenciale të Lirisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të marrë sot në Washington Medaljen Presidenciale të Lirisë e cila do t`i dorëzohet nga presidenti Barak Obama.
Zonja Merkel, është personi i parë nga Gjermania Lindore dhe femra e parë kancelare e Gjermanisë së unifikuar, që do të nderohet me mirënjohjen më të lartë civile në Shtetet e Bashkuara.
Angela Merkel është e para nga liderët evropianë që pritet me nderim të tillë nga Obama, i cili u ka dhënë medalje të tilla vetëm liderëve të Indisë, Meksikës dhe Kinës.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se kjo është shenjë e marrëdhënieve të afërta që Obama dhe Merkel kanë krijuar nga viti 2009, kur Obama u bë president amerikan.