Terrorizmi, Interpoli: Al Kaeda është një kërcënim
Megjithë vrasjen e Osama bin Laden, Al Kaeda dhe grupet bashkangjitur mbeten kërcënimi kryesor terrorist.Lajmin e ka theksuar kreu i Interpolit, Ronald Noble, në kuadër të një takimi në Singapor.
Linjat ajrore dhe format e tjera të transportit publik përbëjnë rreziqet më të mëdha.
" Trafiku ajror dhe shoqëritë ajrore të fluturimeve mbeten një objektiv primar i terroristëve, edhe pse nga të dhënat e fundit vëmë re një interes në rritje për transportin në masë.Terroristët shfrytëzojnë pasaporta të falsifikuara dhe kjo gjë brengos më së shumti. Problem shtesë është ajo se një numër i madh i shteteve akoma nuk kanë bazë qëndrore për humbjen e dokumenteve personale. Gjysmë miliardë pasagjerë në vit e kalojnë kontrollin kufitar pa kontroll të autenticitetit të dokumenteve" deklaroi Noble.
Shërbimet e sigurisë vitin e kaluar i kanë kontrolluar dokumentet personale të 490 milionë udhëtarëve, ndërsa 40.000 prej kanë thënë se se dokumentet i kanë regjistruar si të humbura ose të vjedhura. Në bazën e Interpolit ka informacione për 16 milionë pasaporta të humbura dhe 12 milionë letërnjoftime kombëtare.