E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet gazsjellësi Izrael-Egjipt

Zyrtarët egjiptianë kanë deklaruar se gazsjellësi Izrael-Egjipt është sulmuar sot në mëngjes ndërkohë që nuk ka pasur njoftime për ndonjë viktimë.

Zyrtarët thanë se shpërthimi ndodhi në El-Arish, një qytet 50 kilometra nga kufiri i Izraelit me Egjiptit.

Ky sulm është i treti me radhe që ndodh në njërin nga tubacionet kryesore të Egjiptit që nga rrëzimi i presidentit pas kryengritjeve popullore në ketë vend.

Ndërkohë askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›