Libi forcat anti-Gaddafi marrin Sirten

Ushtarët e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Libi kanë marrë nën kontroll të plotë Sirten, qyteti i fundit ku besnikët e kolonelit Muammar Gaddafi ishin mbledhur.
Lajmin e kanë bërë të ditur dëshmitarë dhe gazetarë të mediave ndërkombëtare, të cilët kanë deklaruar se ofensiva finale zgjati rreth 90 minuta, deri në mëngjesin e së enjtes.
Trupat qeveritare u angazhuan në një betejë të ashpër për Sirten, vendlindja e Gaddafi-t, për disa javë rresht.
Problemi më i vështirë për trupat e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit ka qenë ai i snajperëve të vendosur në qendër të Sirtes.
LibiaGaddafi kapet nga trupat e KKT-së, mediat: Koloneli ka vdekur Clinton, vizitë surprizë në LibiLibi, vritet djali i Gaddafi-t Por të enjten në mëngjes, kreu i operacioneve qeveritare deklaroi për agjencinë e lajmeve “Reuters” se: “Sirte është cliruar”.
“Nuk ka më trupa të Gaddafi-t. Aktualisht ne po ndjekim luftëtarët e tij që po përpiqen të arratisen”, ka deklaruar koloneli Yunus al Abdali.
Muammar Gaddafi, që ka qeverisur Libinë për 42 vjet, u rrëzua nga pushteti në muajin gusht kur trupat rebele morën kontrollin e Tripolit. Vendndodhja e tij mbetet mister, ndërkohë që disa anëtarë të familjes së tij janë larguar nga vendi.
Të paktën 16 luftëtarë të tij janë kapur dhe disa kamionë të mbushur me armë e municione janë bllokuar, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Ndërkohë, disa nga besnikët e liderit të rrëzuar janë ende duke bërë rezistencë në qytetin Bani Ualid, në jug-lindje të Tripolit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Gaddafi kapet nga trupat e KKT-së, mediat: Koloneli ka vdekur
Merr fund fshehja e kolonelit
Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur
Përkeqësohen lehtësitë ndaj biznesit
KFOR dhe EULEX nisin heqjen e barrikadave
Tre të plagosur në Shkodër