E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jasionowski: Kosova jo kusht për integrimin e Serbisë

Ambasadori i Polonisë në Beograd, Andrzej Jasionowski, tha se Serbia në dhjetor mund të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të jetë kusht për marrjen e datës së negociatave.
 

"Askush nuk kërkon nga Serbia që të njohë Kosovën, por raportet e mira me të gjithë fqinjët e saj, padyshim që do të jenë në të ardhmen kusht për bashkëngjitjen e Serbisë në Bashkimin Evropian", tha Jasionowski.
 

Ndër të tjera ambasadori i Polonisë në Beograd, Jasionowski tha se prioritet i kryesimit të Polonisë do të jetë mbështetja e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›