Libi, kundër ofensiva e Gedafit
Mbështetësit e liderit libian, Muamar Gedafi kane marrë nën kontroll qytetin Brega, në lindje të vendit duke dëshmuar kështu nisjen e kundër ofensives ndaj kryengritësve. Mbi 100 mjete ushtarake të ushtrisë së kolonelit, kanë pushtuar qytetin, pasi i janë shmangur një sulmi nga ana e kundërshtarëve të Gedafit. Por në dy javë të pandalshme të protestave, lideri libian ka humbur kontrollin mbi shumë qytete të vendit. Ndërkaq 2 anije luftarake të SHBA-ve, kanë kaluar përmes kanalit të Suezit, duke u drejtuar për në Libi. Vetëm një ditë më parë, SHBA-të kishin lajmëruar afrimin e anijeve me mbi 5 mijë marinsa dhe avionëve luftarake në Libi, me qellim shtimin e presionit ndaj Gedafit dhe dhënien e ndihmës për popullatën e goditur. Ndërkohë të mërkurën ministrat e Jashtëm në ligën arabe pritet të takohen në Kairo për një sesion të jashtëzakonshëm. Paraprakisht mësohet se në këtë mbledhje do të vendosen bashkërisht edhe sanksionet kundër Gedafit.
Shpërndaje