Vijojnë përleshjet ne Libi
Ndërsa ne Tripoli mbështetësit e Gadafit vijojnë te shtypin kryengritësit, forcat antiqeveritare pas marrjes se qytetit te Zavjijas, kane avancuar edhe ne qytetet lindore te vendit. Sipas njoftimeve te medieve ndërkombëtare, ne qytetin lindor Bengazi është krijuar edhe një këshill kombëtar, kryesisht i përberë me politikane opozitare qe do te përbejnë edhe alternativen e re politike pas rrëzimit te Gadafit. Ndërkohë, ministrat e jashtëm te vendeve te BE-se, por edhe sekretarja amerikane Hillary Clinton janë mbledhur ne gjeneve për te mbajtur një takim rreth masave qe duhen marre për situatën ne Libi. Ky takim pason atë te këshillit te sigurimit qe ndërmori disa sanksione kundër Gadafit, i cili pritet te përballet edhe me akuzën për gjenocid. Si pasoje e luftimeve te deri me tanishme, besohet se te paktën 1 mije persona janë vrare nga ushtria e Gadafit, i cili qëndron ne pushtet prej 41 vitesh.
Shpërndaje