Vijojnë protestat në Kroaci
Kroacia vijon të jetë e mbërthyer nga tensioni dhe vala e protestave anti-qeveritare. Manifestime paqësore janë mbajtur në Zagreb dhe qytete të tjera edhe ditën e martë, ndërsa e sotmja është parashikuar të jetë një tjetër ditë protestash, ku demonstruesit do të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, për shkak të korrupsionit masiv dhe krizës së thellë ekonomike. E veçantë këtë radhë është organizimi i tyre përmes rrjetit social facebook, ndërsa në shesh po zbresin gjithnjë e më shume njerëz, nga studente, pjesëtare të shoqërisë civile, deri të veteranet e luftës dhe pensionistet. Marshimet e javës së kaluar përfunduan në konfrontim mes policisë dhe protestuesve, pasi këta të fundit tentuan të përparojnë drejt ndërtesës së kryeministrisë. Vetë shefja e qeverise, Kosor, ka kërkuar që t?i jepet fund protestave, që sipas saj do të dëmtojnë imazhin e Kroacisë në një vit vendimtar për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian. Partia Demokratike në pushtet e ka akuzuar opozitën për organizim të protestave, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Shpërndaje