Libi lufta prek frontin mediatik

Të shtëna armësh, bombardime e beteja rrugë më rrugë vazhdojnë në Libi ku tashmë lufta ka prekur edhe frontin mediatik. Ras Lanouf, Zawia, Tobruk, Misurata: njëra pas tjetrës sipas televizionit shtetëror Al Lybia, janë marrë nga trupat filoqeveritare që kanë rivendosur kontrollin në një numër qytetesh e po pergatisin marshimin drejt Bengasit, epiqendra simbol e revoltës. Në kryeqytetin që njihet si bastioni i kolonel Gedafit flitet për arritjen e një marrveshjeje me krerët e revoltës për një armëpushim të mundshëm.
Vetëm në 48 orët e fundit numri i të vrarëve tejkalon 60 në Zawia, as 58 km në perëndim të Tripolit. Gazetarët e huaj aty thonë se ende rebelët kanë në dorë qytetin duke kundërshtuar kështu deklaratat e regjimit të Gedafit. Një përgënjeshtrim ky që të bën të shohësh me kujdes deklaratat e një regjimi që gjithnjë e më tepër duket se ka ndërmarrë dhe një ofensivë mediatike.
Të shtënat me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Tripoli shihen si festë fitoreje për zbrapsjen e rebeleve aty, ndërsa gjatë një interviste për një të përditshme franceze Gadafi ftoi kombet e bashkuara të dërgojnë një mision në teren për të verifikuar gjendjen. Mbetet ende enigmë lajmi i mediave se një njësi speciale e forcave të Britanisë është zënë nga rebelët në Libi. “Sunday Times” tha se tetë ushtarët po shoqëronin diplomatin e ri britanik në zonën e kontrolluar nga protestuesit kur ata u kapën nga forcat kryengritëse. I njëjti burim tha se ushtarët britanikë po mbahen në bastionin e opozitës në Bengasi, por mbetet e paqartë nëse diplomati ndodhet me ta.
Delina Bitraku