E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Bushati Rritja e cmimeve pasoje e keqqeverisjes

Shqiptarët po vuajnë sjelljen e keqe të qeverisë dhe qeveritarëve, të cilët janë pjesë e rritjes së çmimeve në tregje. Sekretari për Çështjet Ekonomike në Partinë Socialistë tha për mediat se shumë tregje janë në situata monopol, pasi favorizohen nga pushteti.

"Bizneset e qeveritarëve kontrollojnë tregun e bëjnë para me monopolet që mbrohen, ndërsa fatura patjetër që i mbetet dikujt tjetër, qytetarit. Shifrat e prodhuara nga qeveria dhe për këtë vit për inflacionin zyrtar mbetet po njësoj edhe duke e ditur se është një vit më i vështirë. Pra, tingëllon e pavërtetë në realitetin tonë. Të ushqyerit është problem në Shqipëri, ndërsa ne jemi 4 herë më të varfër se mesatarja e BE. Qeveria është shkaktare e situatës së rënduar, ajo bllokon funksionimin e një tregu të lirë, duke ndihmuar dhe kontrolluar biznese monopol", tha Ervin Bushati, sekretar për cështjet ekonomike në PS.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›