Zonat e preferuara njerezit dynden drejt periferise
Qeratë e ulta, çmimet e ushqimeve si dhe kushtet për një jetesë më të lirë kanë sjellë popullim të zonave periferike të Tiranës. Vëzhgimet në tregun imobiliar dhe në zonat ku është ndërtuar gjatë viteve të fundit vërtetojën faktin se për shkak të ofertës në disa zona mund të jetohet duke shpenzuar më pak se në lagjet afër qendrës. Një apartament në komunat rreth Tiranës, që tanimë janë pjesë e pandarë e kryeqytetit ka çmim deri katër herë më të ulët se në qendër.
"Përsa i përket pjesës së apartamenteve, pjesa më e lirë është ajo rreth unazës së re, që quhet dhe pjesë e komunës së Kasharit, dhe pjesa e komunës së Dajtit. Përgjithësisht në këto zona apartamentet kanë cmime relativisht të lira, duke filluar nga 380- 550 euro metri katror", tha Gentjan Filaj, agjencia Alfaimobiliare.
Zonat e Kasharit, Dajtit apo Yzberishtit mund të jenë zgjidhje e mirë dhe për familjet apo personat që nuk kanë mundësi për të blerë pasuri të patundshme.
"Zona e Unazës së Re dhe zona në Dajt janë ndërtime relativisht të reja dhe cmimet e qirave fillojnë nga 150 mijë lekë të reja dhe kush ka kushte të mobiluara nga 25 mijë lekë e lart", vijon Filaj.
Ndërkohë shumë prej tregtarëve të vegjël në periferi thonë se çmimet e ushqimeve, frutatve, perimeve apo dhe veshjeve janë më të ulta se çmimet e njësive shitëse në lagjet afër qendrës. Veç kësaj, banorët e rinj të komunave rreth Tiranës paguajnë dhe më pak taksa lokale se kryeqytetasdit e vërtetë. Gjithsesi, këto lehtësi nuk janë shumë të favorshme pasi banorët vuajnë në shumë raste nga mugesa e infrastrukturës, problemet me ujin e pijshëm, me transportin urban dhe të tjera.
Florian Papadhimitri