E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revolucioni jasemin Kina shton masat e sigurise

Thirrjet per përhapjen e revolucionit të Jaseminit janë të prirura të dështojnë në Kinë për sa kohë banorët duan paqe dhe stabilitet thonë autoritetet në Kinë, ndërsa në rrugët e qyteteve kryesorte janë rritur ndjeshëm masat e sigurisë për të evituar cdo lloj tubimi. Policia u ka vënë prangat 15 gazetarëve të huaj të cilët mbulonin protestat e ishin pergatitur të përcillnin gjithashtu tubimet antiqeveritare të paralajmëruara për ditën e diel.

Lajmin e kanë bërë të ditur dy prej gazetarëve të ndaluar të cilët raportuan se ishin ndaluar nga forcat e rendit jashtë kinemasë ku organizatorët anonimati i të cilëve mbrohet nga interneti kishin lënë takim për marshimin që cdo të diel mbahet nga militantët për të drejtat e njeriut dhe demokracisë në Kinë duke filluar që nga 20 shkurti si kundërpërgjigje ndaj revoltave në botën arabe. Mëngjesin e sotëm masat e sigurisë në Pekin e Shangai përreth zonave të mundshme të protestës ishin ekstreme.

Më i fortifikuari ishte sheshi qëndror i Tiananmen ku ishin dhjetëra forca speciale që bënin roje e po kështu në afërsi të qendrës së biznesit Wangfujing. Në të përditshmen e Pekinit që një ditë më parë paralajmërohej për veprim të menjëhershëm të forcave të rendit në cdo rast e i bëhej thirrje popullsisë që me vetëdije të mbronte harmoninë dhe stabilitetin. Masat e sigurisë bëhen edhe më ekstreme ndërsa në sesionin parlamentar shpaloset plani i ri 5 vjecar i regjimit komunist që parashikon një rritje prëj 13.8 % në buxhetin e sigurisë publike një rritje kjo edhe më e lartë se ajo për buxhetin ushtarak që u prit jo pa rezerva nga fqinjet e Kinës komuniste.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›