Britani, Miliband në kandidim për Partinë Laboriste
Ish sekretari i çështjeve të huaja për qeverinë laboriste David Miliband që sapo është larguar në, u bë i pari kandidat që shpall synimin e tij për të qënë në krye të partisë pas dorëheqjes së Gordon Brown.
Miliband do të lançojë zyrtarisht fushatën e tij në South Shields gjatë javës së ardhshme. Miliband tha se synimi i tij është të udhëtojë në gjithë vendin për të takuar ata që mbështesin partinë laboriste dhe ata që se mbështesin, në mënyrë që të marrë votë prej tyre, si dhe për të gjetur shkaqet se pse partia e tij humbi kundër konservatorëve. Konservatorët krijuan aleancë me liberal-demokratët , që e vendos liderin David Cameron kryeministër të Britanisë.
Miliband më parë fitoi mbështetjen e ish sekretarit të shtëpisë Alan Johnsos, i cili e përjashtoi veten nga çdo sfidë. Miliband do të përballet me sfidën e ish kolegut të tij në kabinet Ed Balls. Balls u përball gjithshtu me mundësinë intriguese të kanddidimit kundër vëllait të tij më të ri, Ed Mliband.