E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, rebelët avancojnë drejt Tripolit

Rebelët libianë, pasi kanë marrë nën kontroll qytetin e Bir al-Ghanam, rreth 80 kilometër nga kryeqyteti Tripol, kanë thënë sot se do të avancojnë drejt Muamar Gedafit.
Bir al-Ghanam, është territori më i afërt i Tripolit i marrë nga rebelët dhe suksesi i forcave ushtarake mund të japë shpresa të reja për fushatën kundër Gedafit gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Në këtë zonë, fronti rebel kishte ndaluar, por ka avancuar sot luftimet e tij nën mbulimin e forcave ajrore të NATO-s.
Rebelët kanë thënë se objektivi i ardhshëm i tyre do të jetë Zawiyah.
Në zonën orientale të Libisë, rebelët kanë thënë se kanë krijuar një forcë sigurie për të mbrojtur impiantet e naftës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›