NATO: Ushtarët e vrarë, në kërkim të liderit taliban

30 ushtarët e SHBA-ve dhe 7 ushtarët afganë, që u vranë nga rrëzimi i helikopterit në pjesën lindore të Afganistanit, sipas NATO-s ishin në një mision, që kishte në shënjestër një lider taliban.
Ndër të tjera aleanca informon se helikopteri ishte në kërkimin të liderit taliban, që ishte përgjegjës për operacionet kryengritëse në Luginën Tangi, të provincës Vardak.
Sipas NATO-s, kryengritësit me një predhë raketore kanë goditur helikopterin, që transportonte trupat amerikane dhe afgane në terren, ku zhvillohej luftë ndërmjet forcave të koalicionit dhe kryengritësve.