Turqi: Tentuan rrëzimin e qeverisë, në arrest 6 gjeneralë
Një gjykatë turke ka lëshuar fletëarrestime për 6 gjeneralë dhe admiralë aktivë, në pritje të procesit gjyqësor lidhur me dyshime për komplot, për përmbysjen e qeverisë me origjinë islamiste.
Këta ushtarakë ndodheshin në mesin e 22 personave të akuzuar, muajin e kaluar, për përpjekje për përmbysjen e qeverisë, që udhëhiqet nga Partia për Zhvillim dhe Drejtësi, që kishte dalur nga një lëvizje islamike e ndaluar.
Qindra oficerë ushtarakë tashmë janë në burg si kundër tyre po zhvillohen procese gjyqësore për dyshime për grushtshtet.
Muajin e kaluar, katër komandantë të lartë të ushtrisë së Turqisë, dhanë dorëheqje në shenjë proteste kundër burgosjes ose gjykimit të oficerëve ushtarakë.