Trazirat në Londër, 215 të arrestuar

Ministrja e Brendshme britanike, Theresa May ka deklaruar se numri i personave të arrestuar për trazirat e ndodhur ditët e fundit në vend, ka arritur në 215.
“Besoj se kemi të bëjmë me krim të qartë”, ka deklaruar. Sipas ministres autorët e djegieve në Londër do të gjykohen nga drejtësia dhe do të paguajnë për dëmet e shkaktuara në aksionet e tyre.
Në fund, May i ka kërkuar banorëve të bashkëpunojnë me policinë.