Siri, policia vret nënën me 2 fëmijët

Një grua, e cila ishte duke u arratisur së bashku me 2 fëmijët e saj, është vrarë ditën e sotme nga forcat e policisë siriane.
Ndërsa ishin duke u përpjekur të largoheshin nga zona e Houaiqa, për në një zonë më të qetë të qytetit, tre personat janë qëlluar nga agjentët e policisë.
Lajmi është publikuar nga persona të cilët merren në Siri me të drejtat e njeriut dhe që mbajnë nën kontroll situatën në qytet.