Sërish zjarr në Tarabosh, kërcënohen banesat dhe rezervuari i ujit
23/08/2011 Zjarrfikësit po ktheheshin pas shuarjes së disa vatrave, rikthehen në Shirokë dhe Zogaj
SHKODER- Vatrat e zjarrit të rindezura sërish gjatë mbrëmjes së të dielës në malin e Taraboshit kanë rrezikuar seriozisht banesat në lagjet turistike Shirokë dhe Zogaj. Flakët kanë ripërfshirë pyjet e Taraboshit pikërisht në momentin kur mendohej se nuk do të kishte më vatra zjarri. Era e fortë dhe temperaturat e larta duket se kanë ndihmuar në rindezjen e zjarrit pikërisht në afërsi të varrezave të lagjes Shirokë dhe rezervuarit të ujit të pijshëm, ndërkohë që në lagjen Zogaj situata ka qenë më e vështirë pasi zjarri u është afruar banesave deri në 30-50 metër.
Rindezja e flakëve
Sipas shefit të zjarrfikësve Shkodër, Ilir Kopliku forcat zjarrfikëse kanë qenë duke u kthyer nga qendra e lagjes Shirokë, ku kishin shuar përfundimisht disa vatra zjarri pranë banesave, kur janë lajmëruar nga prefekti i Qarkut Shkodër, Maxhid Cungu, për krijimin e një vatre të re zjarri pranë varrezave të kësaj lagjeje. Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë e shpejtë, por flakët e zjarrit janë përhapur brenda tre minutave duke rrezikuar 6 banesa që ndodheshin aty pranë, ndërhyrja prej 4-5 orësh e forcave zjarrfikëse ka qenë vendimtare, jo vetëm për shuarjen e flakëve, por edhe për shpëtimin e këtyre banesave që rrezikoheshin seriozisht. Më pas forcat zjarrfikëse, të Drejtorisë së Pyjeve dhe të Ushtrisë kanë ndërhyrë në lagjen Zogaj ku zjarri kishte ardhur disa dhjetëra metra afër banesave. Banorët e Zogajve kanë përjetuar një situatë ankthi deri në orët e para të mëngjesit të së hënës për shkak të rrezikut që i kanosej nga flakët që përparonin me shpejtësi. Në këtë zonët vatrat e zjarrit kanë rënë në një territor të vështirë malor ndaj ndërhyrja përfundimtare e zjarrfikësve është bërë në afërsi të banesave që ndodheshin pranë rrugës së lagjes Zogaj. Mëngjesin e së hënës situata është normalizuar, por forca të shumta të ushtrisë po qëndrojnë në lagjet Shirokë dhe Zogaj për të qenë në gatishmëri në rast të rindezjes së vatrave të tjera. Aktualisht në territorin e qarkut të Shkodrës janë ende pa u shuar katër vatra të vështira zjarri. Konkretisht në malin e Taraboshit janë aktive dy vatra zjarri në komunën e Anës së Malit, një në zonën turistike Shirokë-Zogaj, ndërkohë që ka dhe një vatër zjarri në pyllin e zonës së fshatit Shtodër të komunës Postrribë. Sipas të dhënave të deritanishme nga drejtoria e pyjeve Shkodër,shifrat e dëmeve të shkaktuara nga zjarret në malin e Taraboshit flasin për 5 hektarë pyje me pisha, 50 hektarë tokë e shkurre të përshkuara nga zjarri, rreth 100 hektarë sipërfaqe me kullota, ndërkohë që janë djegur dhe 13 banesa të braktisura.