Rumani: Një femër pranon se është dhunuar në Libi

Një femër nga Libia, e cila deklaron se ishte dhunuar nga trupat e Muamer Gadafit, ka arritur në një qendër për refugjatë në Rumani.
Femra 29 vjeçare, Eman al-Obaidi, u bë pjesë e lajmeve kryesore në mbarë botën, kur në muajin mars hyri në një hotel në Tripoli dhe u tha gazetarëve të jashtëm, se ishte mbajtur për dy ditë nga militantët e Gadafit dhe ishte dhunuar.
Agjencia për Refugjatë e OKB-së njoftoi sot se Obaidi kishte arritur në Rumani dhe ishte vendosur në qendrën e refugjatëve në qytetin Timshoara.