E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakteri E.Coli, edhe dy të vdekur në Gjermani

Rritet bilanci i vdekurve nga epidemia e E.Coli në Europë. Sipas mediave ndërkombëtare bakteri vrasës ka shkaktuar edhe dy viktima të tjera në Gjermani, duke e çuar në 25 numrin total të viktimave.

Viktimat e fundit janë dy gra të moshuara, të cilat kishin probleme të rënda me veshkat, të shkaktuara nga bakteri i rrezikshëm.

Ndërkohë në spitalet gjermane gjendja është alarmuese. Numri i personave të shtruar me infeksion nga ky bakter vazhdon të rritet nga ora në orë.

Ndërkohë Komisioneri Europian për Shëndetin, John Dalli, deklaroi para Asamblesë Plenare të Europarlamentit, se për momentin nuk është konfirmuar ende origjina e bakterit të rrezikshëm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›