Moldavi, shpërthen një makinë në kryeqytetin Kishinev
Një makinë ka shpërthyer sot në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinev, ndërsa policia thotë se nga shpërthimi është plagosur edhe një person.
Sipas policisë, i plagosuri ishte kryetar i Federatës së Tenisit në Moldavi dhe se makina kishte shpërthyer kur ai i ishte afruar automjetit.
Nuk ka ende informacione në lidhje me shkaqet apo motivet e shpërthimit.