Libi, shpëton Gadaf, vritet djali i tij i vogël
TRIPOLI-Lideri i Libisë, Muamer Gadafi, i ka shpëtuar një sulmi të NATO-s të shtunën, në një shtëpi në Tripoli. Zëdhënësi i Qeverisë tha se sulmi megjithatë vrau djalin e tij më të ri, Saif Al Arab, së bashku me tre nipërit e Gadafit.
NATO e ka mohuar se Gadafi ka qenë caku i sulmit duke deklaruar se qëllimi ka qenë që të sulmohet një bazë ushtarake në të njëjtën zonë të Tripolit.
Në të njëjtën kohë, zyra për informim e Shtëpisë së Bardhë ka thënë se ata janë në dijeni për raportimet e mediave libiane për vrasjen e djalit të Gadafit dhe se po e monitorojnë situatën
NATO konfirmoi sot sulmet ajrore në zonën Bab al-Aziziyah në Tripoli, por jo vrasjen e Saif al-Arab Kadafit, djali i vogël të liderit libian Muamer Gadafi, ashtu siç kishte njoftuar një zëdhënës i regjimit libian.
NATO siguroi se objektiv i saj nuk kishin qenë civilët.
"Gjatë natës së kaluar, NATO-ja ka vazhduar sulmet e saj të sakta kundër instalimeve ushtarake të regjimit të Kadafit në Tripoli, përfshirë sulmet kundër ndërtesës së një komande ushtarake kontrolli në zonën Bab al-Aziziyah'', tha aleanca me anë të një deklarate.
"Jam në dijeni edhe të njoftimeve të pakonfirmuara të medias për vdekjen e një anëtari të familjes Kadafi'', tha gjenerali Charles Bouchard, komandant i operacioneve.
"Ne na vjen keq për humbjet e jetëve, sidomos të civilëve të pafajshëm'', theksoi ai.
(d.b/BalkanWeb)