E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, sulm i ri ajrorGadafi: Jeni barbarëGati për luftë të gjatë

TRIOPOLI- Është luftë në Mesdhe. Franca, SHBA, Britania e Madhe, Italia, Kanadaja e Spanja kanë nisur sulmin kundër Muamar Gadafit dhe regjimit të tij.  Sulme me raketa nga qielli e deti dhe shi raketash në brigjet libike kanë nisur që prej pasdites së djeshme në përpjekje për të detyruar trupat e udhëheqësit libian, Muamer Gadafi, të ndalojnë sulmet kundër civilëve dhe forcave opozitare. Operacioni i koalicionit ndërkombëtar i cili sot hyri në ditën e dytë quhet “Odissey Dawn”.

GHEDDAF ARMATOS CIVILËT
Ora 17:00 Regjimi libian ka filluar shpërndarjen e armëve për civilët.

AEROPLANË LUFTARAK DANEZ NË DREJTIM TË LIBISË
Ora 16:40 Gjashtë aeroplanë të flotës së aeronautikës daneze kanë zbarkuar në bazën ushtarake amerikane në Sigonella për tu nisur në drejtim të Libisë.

ZËDHËNËSI I REBELËVE NË MISURATA : KA AQ SHUMË TË VDEKUR SA NUK MUND T'I NUMËROJMË DOT
ORA16:00 Forcat pro Gheddaf kanë hyrë në qëndër të qytetit Misurata, ku ka pasur shumë të vdekur. Besnikët e kolonelöit janë po patrullojnë gjthë qytetin me tanke. Dëshmitarë në vendngjarje bëjnë të ditur për mediat vendase se luftëtarët kanë bllokuar portin kryesor të Misurata duke bllokuar ndihmat që mund ti vinin qytetit. Abdelbasset, zëdhënës i rebelëve në qytet ka thënë:- "Po luftohet midis kryengritësve të huaj dhe forcave të Gheddaf. Deri më tani ka aq shumë të vdekur sa nuk mund ti numërojmë dot”

SHTOHEN REAGIMET KUNDËR SULMEVE NË LIBI
Ora 15:00 Shtohen ndërkohë reagimet kundër sulmeve të koalicionit ndërkombëtar mbi Libi. Reagimi më shqetësues për perëndimin vjen nga liga arabe. Sekretari i ligës arabe Amr Mussa tha se vendet arabe kishin kërkuar të shpëtohej jeta e civilëve e jo të bombardoheshin civilë të tjerë. Vendet perendimore po e tejkalojne objektivin e rezolutës tha Mussa. Ndërkohe Kina dhe Rusia vende me të drejtën e votës në KS por që abstenuan gjatë votimit të rezolutës kanë shprehur shqetësimin e tyre për situatën e krijuar. Kritika ndaj presidentit Obama ka lëshuar presidenti venezuelian Hugo Chavez, ndërkohë që Irani i ka bërë thirrje lëvizjes opozitare në Libi që të shohë me sy kritik qëllimet e vërteta të vendeve perëndimore që po marrin pjesë në opercionet e bombardimeve.

BOMBARDOHET AEROPORTI VIP I REGJIMIT, PRANË TRIPOLIT
Ora 14:35 Ndër objektivat e goditur nga raketat e para të operacionit Odyssey Dawn është një aeroport pranë Tripolit, i cili është përdorur për fluturime VIP të regjimit të Gheddaf. Aeroporti është goditur për të ndaluar arratisjen e besnikëve të kolonelit, bën të ditur Sunday Times. Sipas po të njëjtave burime po sot është goditur një aeroport tjetër pranë Misurata, i destinuar për tu kthyer në një bazë të rëndësishme për forcat pro kolonelit.

99 TË VDEKUR NË BENGAS NGA BRIGADA E KOLONELIT
Ora 14.01 Ka arritur në 99 bilanci i të vdekurve nga sulmet e kryera nga brigadat e kolonelit Muamar Gadaf në qytetin Bengasi, kanë njoftuar burimet mjekësore për TV arab Al-Xhazira. Ndërkohë sipas të dërguarit të TV Al-Arabiya ushtarët më besnik të Gadaf janë rigrupuar në Ajdabiya.

MULLER i SHBA: FAZA E PARË E SULMEVE AJRORE NË LIBI E SUKSESSHME
Ora 13:30 Faza e parë e sulmeve ajrore të ndërmarra kundër Libisë ishte një sukses dhe mundësoi vendosjen e një zone ndalim fluturimi, deklaroi sot zyrtari i lartë i shtabit të përgjithshëm amerikan, admirali Michael Mullen, në stacionin televiziv ABC.

SULM I RI AJROR NE LIBI, 19 AVIONE USA SHKATERROJNE 20 OBJEKTIVAT E GADAFIT 
Ora 13:00 Një sulm i ri ajror është kryer sot në mëngjes në Libi dhe përreth Bengasit duke shkatërruar dhjetra objektiva dhe mjete të Gadafit, konstatohet nga burime gazerateste që ndodhen në Libi. Forcat e armatosura amerikanë bëjnë të ditur se 19 avionë luftarakë amerikanë janë përfshirë mëngjesin e sotëm në operacionet në qiellin libian kundër trupave të Gadafit, mbrojtësve ajorë libianë. Avionët kanë lëshuar 40 bomba mbi Libinë ndërsa forcat ushtarake të Libisë raportojnë për 94 viktima në Bengasi. Edhe Pentagoni konfirmoi sulmin ajror të mëngjesit të sotëm të aeronatikës militare kundër forcave tokësore të Gedafit. Avionët luftarakë AV-8 B që janë përdorur për sulmet ajrore- saktësoi Pentagoni- janë të Marinës amerikane. Gjithashtu forcat amerikane kanë përdorur edhe Navy Groëlers, avionë ultra modernë që përfaqësojnë evolucionin e avionë luftarakë F18 Super Hornet

GADAFI: JEMI GATI PER LUFTE TE GJATE
Ora 11:00 “Jemi gati për një luftë të gjatë. Ju nuk keni kapacitetin, mendojeni”- ky është mesazhi i liderit të Libisë Muammar Gadafi një ditë pas sulmit ajror dhe detar të ndërmarrë nga perëndimi. Në një fjalim të transmetuar nga tv shtetëror lideri i Libisë e quajti sulmin, një sulm të “barbarëve, terroristë dhe përbindësha” keni sulmuar popullin civil të libisë që nuk ka bërë asgjë”.
” Në këtë moment i gjithë populli i Libisë është në ushtri”- ka thënë më tej Gadafi në mesazhin e tij në tv shtetëror duke shtuar “Ju doni naftën tonë, por tokën tona na e dha Zoti. Ne jemi shtypur dhe ata që janë shtypur do të fitojnë ndërsa ata që shtypin do të munden”

SEKUESTROHET NJE ANIJE
Ora 09. 50 Ekuipazhi i një anije italiane, i përbërë nga tetë italianë, dy indianë dhe një ukrainas u ndalua në portin e Tripolit nga disa persona të armatosur, theksoi sot agjencia italiane e lajmeve ''Ansa''.Ngjarja ndodhi dje, ndërkohë që anija po zbarkonte në Tripoli punonjës libian, sipas agjencisë italiane të lajmeve. Disa persona të armatosur, njëri prej të cilëve u prezantua si komandant i portit, arrestuan ekuipazhin duke penguar anijen të largohet.

RUSIA DHE KINA KËRKOJNË ARMËPUSHIM NË LIBI
Ora 09: 30 Rusia dhe Kina kanë shprehur “keqardhje” për ndërhyrjen ndërkombëtare në Libi, ndërsa kanë bërë thirrje për armëpushim sa më parë që të jetë e mundur. Dy anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit kanë abstenuar nga votimi i rezolutës së OKB-së, e cila mbështet zonën e ndalim fluturimit mbi Libi. Ministria e Jashtme ruse tha se rezoluta ishte miratuar me nxitim, ndërsa Pekini tha se nuk është dakord “me përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare”.Gadafi për momentin ka reaguar vetëm me fjalë: "Do të sulmoj objektivat civile dhe militare në Mesdhe”. Tripoli ka kërkuar gjithashtu dhe mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë dhe ka paralajmarëruar se nuk do të luftojë më në luftën kundër emigrancionit klandestin.Për bombardimet në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tripoli, lajmet janë dhënë nga Afp dhe televizioni shtetëror i Libisë.

OBAMA: DO MBROJME CIVILET LIBIANE
Presidenti Barak Obama tha se ka autorizuar forcat e Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në një “aksion të kufizuar”, në mbështetje të përpjekjeve ndërkombëtare për të mbrojtur civilët libianë.
“Ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur një tiran i thotë popullit të tij se nuk do të ketë mëshirë, kur forcat e tij shtojnë sulmet në qytetet si Bengazi dhe Misrata, ku burra dhe gra të pafajshëm përballen me brutalitetin dhe vdekjen nga duart e qeverisë së tyre. Pra, ne duhet të jemi të qartë: veprimet kanë pasoja dhe urdhri i bashkësisë ndërkombëtare duhet të zbatohet”, u shpreh Obama.Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se ndërhyrja e komunitetit ndërkombëtar është plotësisht e arsyeshme.

SHBA: 112 RAKETA TOMAHOK KUNDER GADAFIT
Ora 08:00 Zyrtarët perëndimorë thanë se operacioni ka për qëllim krijimin e zonës së ndalim fluturimit mbi Libi. Një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha mbrëmë se mbi 112 raketa Tomahok, të lëshuara nga luftanijet amerikane dhe britanike si dhe nga nëndetëset në Detin Mesdhe goditën objektivat libiane. Më shumë se 20 objektiva, në Tripoli dhe Misrata, të konsideruara kërcënim direkt për forcat e koalicionit dhe civilëve libianë u goditën gjatë sulmit.

Sulmet kanë ndodhur gjatë natës deri në mëngjes, pasi avionët francezë goditën dje rajonin e Bengasit.

Sulmi erdhi pas takimit të jashtëzakonshëm të vendeve të BE-së, Ligës Arabe dhe Shteteve të Bashkuara në Paris i cili përfundoi me njoftimin për ndërhyrje ushtarake në Libi.

Një komunikatë e forcave të armatosura të Libisë e cila është lexuar nga tv shtetëtor bëhet e ditur se sulmi ajror mbi disa qytete të Libisë kanë vrarë 48 persona dhe plagosur 150 të tjerë në zona civile. Në komunikatë thuhet se është goditur Tripoli, Sirte, Bengasi, Misurata e Zuwarah.
Në sulmet që nisën dje pasdite marrin pjese për momentin Franca, Britania e madhe dhe SHBA-te, ndërsa Italia dhe Kanadaja janë në gadishmëri. Në orën 17. 45 minuta të së shtunës, (19 mars) avionët francezë goditën objektivin e parë ushtarak. Më pas 100 raketa u hodhën nga anijet amerikane dhe avionët francezë e anglezë. 

(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Thaci: Mbështesim ndërhyrjen ushtarake, sulmet në Libi të drejta Greqia mbështet NATO-n, por jo aktive në sulme FOTO: Perendimi sulmon nga ajri Libine, bombardohet dhe Tripoli FOTO: Betëja për Libinë, sulmet e perëndimit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›