E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia, Juppe: NATO s`po bën aq sa duhet

Ministri i Jashtëm francez ka deklaruar se NATO nuk po bën aq sa duhet për të shkatërruar armatimin e rëndë të përdorur nga koloneli Muammar Gaddafi në Libi.

“Civilët në Libi vazhdojnë të jenë në rrezik, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme të NATO-s”, ka deklaruar Alain Juppe.

“NATO duhet ta luajë rolin e tij plotësisht. Vetë deshi të drejtonte operacionet, por përpjekjet e deritanishme nuk janë të mjaftueshme”, ka nënvizuar ai.

Rebelët libianë që kundërshtojnë kolonelin Muammar Gaddafi janë zmbrapsur pavarësisht bombardimeve të ndërkombëtarëve.

SHBA dhe aleatët e tjerë perëndimorë nisën sulmet ajrore më 19 mars, pasi rezoluta 1973 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së autorizoi marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e popullsisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›