Fullani: Ekonomia shqiptare e stabilizuar dhe në rritje
Ekonomia shqiptare mbetet e stabilizuar duke shënuar edhe rritje. Kështu është shprehur guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani gjatë konferencës së bankave ku analizoi të gjitha masat e ndërmarra për kapërcimin e krizës ekonomike globale.
Sipas tij situata aktuale ekonomike është e stabilizuar e krahasur me periudhat e shkuara dhe ekonomia ka vijuar rritjen pozitive në intervalin 3.4-4.4 përqind.
“Ky stabilitet i ekonomisë shqiptare pasqyron politikat e mirëfillta monetare dhe fiskale” theksoi Fullani duke shtuar se BSH-ja do të vijojë të mbështesë edhe më tej rritjen ekonomike.
Fullani gjithashtu i ka cilësuar masat e ndërmarra nga BSH-ja si terapija e duhur për të zbutur ndikimin e krizës globale në sektroin bankar dhe në ekonominë e vendit.
“Kriza ishte e jashtëzakonshme të tilla ishin edhe masat që ne ndërmorëm” theksoi Fullani duke shtuar se falë këtyre masave sistemi bankar tregoi se është i aftë t`i përballojë rreziqet.