E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Marsi, Hilari Klinton organizon një sërë evenimentesh

Shefja e Diplomacisë Amerikane, Hillari Klinton, ka nisur një javë eventesh, në nderim të 100 vjetorit të Ditës së Gruas.
 

100 gra nga e gjithë bota u mblodhën në Departamentin Amerikan të Shtetit, për të shënuar fillimin e “Inisiativës së 100 Grave', e cila është “Fuqizimi i grave dhe vajzave nëpërmjet shkëmbimeve ndërkombëtare”.
 

Znj Klinton u tha të ftuarave të saj se ato janë pioniere të cilat kanë frymëzuar atë, por edhe shumën të tjera, me rolet e tyre në botën akademike, në biznes, në qeverisje, si dhe në shoqërinë civile.
 

Znj Klinton ka punuar për të bërë të drejtat e grave çështje kyçe të politikës së jashtme.
Ajo e ka nisur këtë inisiativë në vitet 90, kur ishte zonja e parë e Amerikës, dhe po vijon ta zhvillojë edhe tani si shefja e diplomacisë amerikane.
 

Ditën e sotme, Sekretarja Klinton dhe Zonja e parë e Amerikës, Mishelle Obama, do të zhvillojnë një ceremoni për nder të kësaj dite në Uashington.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›