E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia akuzon NATO-n për vrasjen e civilëve

Nga Express më 19 qershor 2011 në ora 12:33

Zyrtarë qeveritarë në Tripoli të Libisë i kanë dërguar gazetarët në një zonë të kryeqytetit, që ata thonë se është bombarduar nga NATO.

Gazetarët gjithashtu janë dërguar edhe në një spital lokal, ku kanë parë së paku katër persona që thuhet se janë vrarë nga sulmi, përfshi edhe dy fëmijë.

Më herët, NATO e ka pranuar se forcat e saj gabimisht e kanë qëlluar një kolonë të kryengritësve libian, kur aeroplanët e aleancës veri-atlantike i goditën automjetet e kryengritësve në Brega.

Deklarata e NATO-s ka shprehur keqardhje për humbjen e jetëve në atë sulm.

Aleanca tha se forcat e saj kishin parë një autokolonë ushtarake në një zonë konflikti mes kryengritësve dhe forcave libiane dhe e kishin goditur.

Më pas u konfirmua se autokolona ishte një patrullë e opozitës. NATO nuk dha shifra për numrin e të vrarëve por shprehu keqardhje për çdo jetë të humbur apo për personat që janë plagosur gjatë këtij sulmi.

Ndërkaq, koalicioni i ka cilësuar si absurde deklaratat e qeverisë libiane se Aleanca e NATO-s po vë në shënjestër civilët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›