E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Bommel do të kthehet në Holandë

Mesfushori Mark van Bommel insistoi se kurrë nuk ka kërkuar të largohet nga Milan, por ka paralajmëruar se mund të kthehet në Holandë në qershor 2012.

Veterani asnjëherë nuk ka mbajtur të fshehtë dëshirën e tij që të përfundojë karrierën aty ku e kishte filluar, në PSV Eindhoven.

“Kurrë nuk kam kërkuar të shitem. Kur jam larguar nga Holanda më 2005, kam premtuar se do të kthehem para se të pensionohem. Kanë mbetur edhe gjashtë muaj andaj do të shohim se çka do të ndodhë”, tha Van Bommel për Tuttosport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›