E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia, futbolli bashkohet me rebelët kundër Gadafit

LIBI- Tashmë edhe futbolli i Libisë është rebeluar kundër Kolonelit Muamar Gadafi. 17 personazhe të dorës së parë në futbollin e këtij vendi, mes të cilëve edhe disa eksponentë të ekipit kombëtar, janë bashkuar në revoltën ndaj Gadafit. Kjo shkëputje është e fundit që godet regjimin e Kolonelit, i braktisur tashmë nga ministra, diplomatë dhe ushtarakë. Lajmi bëhet i ditur nga BBC, e cila nënvizon se katër vetë janë futbollistë të ekipit kombëtar, njëri prej të cilëve portieri Juma Gtat. Veç tij, edhe trajneri i skuadrës Al Ahli të Tripolit, Adel Bin Issa, ka tradhtuar Gadafin. “I kërkoj kolonel Gadafit të na lërë të qetë për të ndërtuar një Libi të lirë”, ka thënë Gtat. “Ëndërroj të zgjohem e të shoh se Gadafi nuk është më”, tha Bin Isa.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›