Alvarez, në shënjestër të Interit

Interi është përfshirë në garën për transferimin e yllit të Velez Sarsfield, Ricky Alvarez.
Gjatë javës që lamë pas u spekulua se argjentinasi kishte arritur marrëveshje me Arsenalin, mirëpo La Repubblica njofton se asgjë nuk është vendosur dhe se zikaltërit janë të gatshëm ta rrëmbejnë lojtarin.
Edhe Roma dëshiron shërbimet e 23-vjeçarit, mirëpo Roma janë tërhequr kur kanë kuptuar çmimin prej 15 milionë eurosh të vënë për kokën e tij.