Siti rikthehet në “luftë” për kilianin Sançez
ANGLI- Mançester Siti është rikthyer në “luftë” për të marrë Aleksis Sançez nga Udineze. Klubi anglez është gati t’i paraqesë klubit italian një ofertë të re prej 38 milionë stërlinash, në mënyrë që të bëjë të vetin lojtarin kilian. Por, veç tij, mbetet ende e “nxehtë” pista Uesli Shnajder, teksa Siti është duke përdorur Najxhel De Jong për ta bindur. Ndërkohë, emra si Adebajor, Belami, Roke Santa Kruz, Uejn Brixh, Shon Rajt-Filips, Xho e Onuoha, do të qëndrojnë edhe një vit në “Eastlands”, ç’ka do t’i kushtojë sheikut Al Mansur një shumë prej 30 milionë stërlinash vetëm rroga. Ndërkaq, duket e përfunduar blerja e 20 vjeçarit Stefan Saviç nga Partizani i Beogradit, një talent për të cilin Siti ka dhënë 7 milionë stërlina.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)