E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orë vendimtare për Canën, Lacio gati të paguajë

TIRANE-Ndërsa Gallatasaraji pret portierin Fernando Muslera, Lorik Cana kërkon përshpejtimin e tratativës për të kaluar te Lacio. Në fakt, portieri uruguajan duket ende i pavendosur, ndërkohë që turqit nuk lëvizin nga kërkesat e tyre: për të marrë Muslerën japin Canën dhe 2 milionë euro. E ndërkohë, mediat zbulojnë se në rast se Muslera refuzon Stambollin, Lacio duket e gatshme të paguajë 6 milionë eurot për kartonin e Canës. "Jemi në pritje, janë orë vendimtare", u shpreh drejtori sportiv Igli Tare.

(d.b/a/latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›