Rehn: Jo plane shpëtimi për Italinë dhe Spanjën
Për Italinë dhe Spanjën nuk do të jenë të rëndësishme planet për shpëtimin ekonomik. Kështu ka deklaruar komisari evropian për Ekonominë, Olli Rehn, në një konferencë për shtyp mbajtur në Bruksel për krizën ekonomike.
Duke iu kthyer çështjes së Italisë, Rehn theksoi se në këtë vend duhet bashkëpunim social i menjëherëshm.
Ndër të tjera Rehn ka shpjeguar se tregjet nuk kanë reaguar ashtu sikurse pritej dhe se ka pasur vështirësi në komunikimin për marrëveshjen e arritur në 21 korrik.