E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mali i Zi te pranoje Kosoven"

Mali i Zi do te duhej qe sa me shpejt ta njohe pavaresine e Kosoves ngase duke bere keshtu ky shtet do ti bente nder vetes dhe rajonit, me nje theks te vecante ndaj stabilitetit rajonal. Keshtu eshte shprehur ne nje porosi per qeverine e Malit te Zi, David Miliband, sekretar i Jashtem britanik. "Parlamenti i Malit te Zi neser do te diskutoje mbi Kosoven. Shpresoj se pas ketij debati Mali i Zi do ta njohe pavaresine e Kosoves. Une besoj se ky qendrim i kryen pune jo vetem Malit te Zi por edhe rajonit. Ballkani Perendimor eshte ajo pjese e Evropes Lindore dhe Qendrore i cili me se miri e pasqyron perparesine e procesit te zgjerimit te BE-se dhe NATO-s", thote Miliband.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›