Libia nuk lejon kthimin e tre ushtarëve holandezë

Ministria e Mbrojtjes e Holandës konfirmoi se tre ushtarët të saj nuk lejohen të kthehen ne vendit e tyre pasi mbahen nga autoritetet në Libi pasi u kapën nga forcat besnike të Moamer Gadafit teksa po përpiqeshin të shpëtojnë punonjësit evropianë me helikopter.
Zëdhënësi i ministrisë tha se tre marinsat janë kapur të dielën në Sirte, në veri të Libisë, dhe se po zhvillohen "negociata intenzive" për të siguruar lirimin e tyre.
Më herët, mediat holandeze raportuan se ushtarët ishin sulmuar pasi helikopteri i tyre kishte zbritur në Sirte.