Gjermania nis hetimet për vrasjen e ushtarëve amerikanë
Prokurorët federalë në Gjermani kanë nisur hetimet për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit.
Policia ka deklarua se hetuesit dyshojnë se sulmuesi është ekstremist islamist.
"Kryeprokurori federal po drejton hetimin", tha zëdhënësi i policisë, Jyrgen Linker.
Zyra e prokurëve federalë në Karlsruhe, Gjermani, është përgjegjëse për rastet "terroriste".
Të mërkurën, 21-vjeçari Arid Uka qëlloi për vdekje dy ushtarë amerikanë dhe plagosi rëndë dy të tjerë, ndërsa autobusi i tyre priste që t`i transportojë nga aeroporti i Frankfurtit në bazën ajrore Ramstein, tha policia gjermane.
Hetuesit në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani thanë se ka informacione në rritje se sulmuesi 21 vjeçar Arid Uka me origjinë nga Kosova, ishte ekstremist islamik